| Kush është në linjë | 1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor Asnjë Nr. Rekord i përdoruesve online ishte 19 më Sat May 14, 2011 12:43 am |
| | | Autori | Mesazh |
|---|
arrrg-gh! Antar

Numri i postimeve: 1 Points: 10 Join date: 06/04/2010
 | Titulli: Letra Dashurie... Tue Apr 06, 2010 3:21 pm | |
| Arsyeja që unë kam jetuar ishe ti.
Arsyeja që unë vuaj je ti. “Kujdes në dashuri”, këtë fjalë shpesh e thoje ti. Nuk jam në gjendje që të përulem e as të shkruaj për dashurinë time të madhe por vuajtja, dhe vuajtja u bë forcë fizike, e jo kurrë forcë shpirtërore. Ti je ende shpresa e jetës time, e më shumë se qdo gjë tjetër të dëshiroj në këtë botë. Kujtimet e mira tani më mundojnë, e më mundojnë pa ty. Sa isha I lumtur kur e përjetova përqafimin tënd. Ti më dhurove dashurinë...e unë ende vazhdova me stilin tim të vjetër...Ti bëre shumëqka për mua që të jem i lumtur .
Ti je kujtesa e veqantë e jetës dhe zemrës time dhe shpresoj e do të luftoj, që të jesh gjithmonë. Tani i kam dy dëshira: t’më kthehesh ose të harroj. Dhe, atëherë le të filloi jeta ime e re, që sot. Nuk dua që dikush t’a shijoi dashurin time të humbur, sepse të dua më shumë se vetveten. E di se ti je e mëshirueshme dhe të lutem, kur unë vdes eja të m’i mbyllësh sytë sepse vetëm atëherë do t’a ndiej veten të gjallë.
Në fillim, atëherë kur fillova t’i njoh aftësit e tua, kërkoja forcë që të dashuroj me shpirtë, por kisha frikë, megjithatë ti më ngrite lartë, kërkove këshilla nga unë, qdo ditë më futje në testimin tënd, e unë isha i befasuar me idetë e tua, por nuk e di pse u largove në atë fillim kur të dashurova me tërë qenien time njerëzore, e ti fillove me provokime e keqkuptime vazhdimisht. Më pyetje për aventurat e mia, e unë sot kërkoj nga ti t’i kujtosh ditët e lumtura kur në mes nesh kishte gjithnjë dashuri. Tani jam i mbyllur krejtë në vetmi, këndoj, shkruaj, e kujtoj o shpirtë për ty. E sot në rrugë kur të takoj, bëhesh sikur “nuk të shoh”. A nuk ndien dhimbje për mua që po bredhi rrugëve i vetmuar. Kërkoj shpresë nga Ti ose shpresën dhe jetën të m’a shuash, por PSE?
Ti e don shiun, por e dua edhe unë atë ditë me shi...por dua t’a harroj sepse ti më mungon e kujtimi zgjatë gjithmonë dhe rastësisht të kam takuar ...i folëm dy-tri fjalë, ti më përshëndete dhe dhe qe ateher filloi dashuria jone, më bëre të ndiej dridhje të lehta nëpër tërë trupin tim. Kur ti më folje për të ardhmen, në zemrën time ndieja ngrohtësin e flakës që u ndizte, por që shumë shpejtë u shua, atë e ndiej edhe në këtë natë në vetmi që u mundova të harroj me tërë forcën por sikur ti përsëri më pëshpëritje, prit, prit, prit...!!! Të faleminderit për atë gjysmë premtimi...por ku mbeti sot! Të faleminderit për buzëqeshjet e tua, për atë kohë që e kalove me mua, por megjithatë ne kemi mësuar shumë nga njëri-tjetri, por të lutem kujto ato ditë kur e kalonim tërë ditën së bashku. Kujto ato netë kur ne vetmin e netëve të pafunda shkruaja këngë për ty, për ty o engjulli im që të doja dhe më doje. Të dua! Po ti, a më don? Nuk e di?
Dua të takoj, t’i shpjegoj të gjitha, por shkon gjatë dhe nuk mundem dhe ndoshta pjesën më kryesore nuk mund t’a them. Ti je e vetmja oazë që theje atë horizont vuajtjesh, ishte ti i vetmi zhgënjim që unë gjeta ngushëllim, e sot po mbizotëron e kaluara jonë, unë nuk mundem të jem i vetpërmbajtur dhe do t’i lejojë vetes t’a thyej kufirin e imagjinuar...dhe aty do t’a gjejë veten. Por më në fund duhet të pajtohem me realitetin sa të hidhur aq edhe të rëndë, edhe pse jemi afër e ndodhemi largë.
Ne gusht do te shkojë në Amerikë, nëse deri atëhere nuk ndodhë asgjë që une të ndërroj mendjen, ngase tani jam dëshpruar shumë në këtë jetë, jeta ime pa ty nuk ka vlerë, të lutem mendo edhe njëher për të gjitha dhe besoj që do të kuptosh realitetin, e realiteti është se une të dua me gjith zemër, ti je dashuria e jetës sime, ne jemi të lindur për njëri tjetrin, hapi syte dhe do të shikosh se unë nuk jam I tillë siq mendojn ata njerëz që na kanë ndarë, ta kam dëshmuar këtë në të gjitha mënyrat e mundshme dhe do ta dëshmoj sërish, por ti e di këtë vet më së miri, ti më njeh më së miri në këtë botë, ohh…une mund të të bëj të lumtur në këtë jetë vogëlushe, do të bëjë gjithqka vetëm që ti të jesh e lumtur pranë meje. Do të jem engjulli yt mbrojtës, do të jem heroi yt, do të jem dashuria jote përgjithmon.
Do të shkojë ne Amerikë, që të provoj fatin tim, dua që të tejkaloj këtë dëshprim gjigant që më ka kaplur në këtë vend, dua që të arrij diqka në këtë jetë, dhe shpresa e vetme që më mban gjallë ne këtë jetë dhe që më detyron të vazhdojë je ti dashuria ime, do të luftojë për ty përgjithmon, nuk kam frikë as nga vdekja…. Kështu që pa marrë parasysh veprimet e mia une gjithmon e lë dashurinë në një anë dhe jetën e përditshme në anën tjetër, por dashuria është gjithmon në plan të parë. Do të kthehem për ty vogëlushja ime, do të kthehem që të jesh e imja përgjithmon, nëse ende të kujtohet kjo ka qenë ëndrra jonë e përbashkët për të cilën ëndërronim qdo natë, e unë do ta bëjë këtë ëndërr realitet ngase të dua o ylli im.
Koha po kalon, e ti ende më mungon, por do të vijë koha jonë, mos ki frikë, ngase dashuria e vërtet gjithmon fiton qdo luftë, dhe gjëja që më mundon më së shumti është që ti je verbuar nga fjalë të njerzve që të folën keq për mua e ato fjalë nuk janë aspak të vërteta dhe unë ta kam dëshmuar këtë. Gjëja qka urrej më së shumti në botë është dyftyrësia, shpifjet e njerzve, gënjeshtra dhe tradhtia. Edhe pse nuk kam besuar kurre se do të më ndodhe por shpifjet ma humbën dashurinë, na ndanë njëher por kjo nuk do të ndodhë më, të betohem, kurrë, dhe ata të cilët I bënë këto herën e parë do të pendohem që kanë lindur. Do të kthehem për ty vogëlushe, kur do të mendosh se është fundi I botës unë do të jem aty për të treguar fillim e lumturisë. |
|  | | Admin Admin


Numri i postimeve: 38 Points: 212 Join date: 06/03/2010 Age: 19 Location: albanian
 | Titulli: Re: Letra Dashurie... Tue Apr 06, 2010 3:30 pm | |
| PER TY ZEMER i hutuar kam mbetur ner hijen e trupit tem qe nga ajo dit kur jemi ndar nen hijen e zez qe ma mbuloj shpirtin tim qe nga ajo dit qe ti kur me the mua lamtumir me le te zhytur ne kujtime duke u lar me lotet qe kam derdhur per ta qe nga ajo dit kur ti u largove e me the lamtumir me ke len me shpresa te vdekura ah sa me dhemb zemra kur e kujtoj fetyren tende syt e tu te bukur buzqeshjen e embel puthjet e tua te embla qe mi dhurove ti te them qe ti je jeta ime por ike pa pas fare parasysh me le vetem qe me ikjen tende e mua me mbyte perse u largove perse vrave shpirtin tim perse me thoje se ti do ti sherosh plaget e shpirtit tim por vetem i gervishe edhe ma shum ma djege zemren me shum plaget te cilat gjak pikonin more zot i madh a thuaj a me ke dashur zemer me te vertet ashtu si me thoje jo na ka nda nje oqian nuk ka zjarr qe lotin tem qe e than une per jet kurr zdo te harroj zerin tend kur e ndegjoj i hutuar kam mbetur ner hijen e trupit tim pa ty sikur te me doje sme kishe len te vetmuar duke vujtur me leht do te ishte per mua te vdes se ta pranoj ndarjen nga ti te pranoj se me ka vdekur shpresa ti dashuria ime fryma ime shpirti im jeta ime ti ishe shpresa jetes sime a sikur te kishim qen bashk o shpirti im sikur te kisha afer meje do te kisha ber qdo gje per te mos leshuar me te largohesh nga un besom se per jet kurr zdo te harroj te kam desht do te dua deri ne momentin e fundit te jetes kur do te mbuloj dheu zi per ty zemer dhe se kurr nuk dua ti mbylli syt te marr frym per heren e fundit pa te then lamtumir e se te kam desht e ty ta kam falur jeten te dua |
|  | | Admin Admin


Numri i postimeve: 38 Points: 212 Join date: 06/03/2010 Age: 19 Location: albanian
 | Titulli: Re: Letra Dashurie... Tue Apr 06, 2010 3:32 pm | |
| Miremengjes...Nuk e di po sot paskam nje deshire te madhe te shfryhem te them gjera qe shpeshhere nga inati xhelozia apo ndrojtja nuk ti kam thene edhe pse kam dashur ta bej me gjithe forcen e shpirtit...Kam dashur aq shume te te kem afer te te shtrengoj fort fort deri ne pafundesi e te jem e jotja vetem e jotja...kane qene te shumta netet kur duke u rrotulluar ne krevat nga pagjumesia kam enderruar per ne te dy...i jam lutur zotit per ty dhe e kam falenderuar qe te vuri ne rrugen time...ka qene aq e trishte jeta ime pa ty...nje koktej i ndyre frike zhgenjimi ironie...nje perzierje e trishte ndjenjash te vdekura...kam qene zhytyr ne nje terr ku kam dashur te mbys veten time e askush nuk kishte forcen te me nxirrte perjashta...kam dashur te shkaterroj veten me lloje e lloje menyrash...e nuk kam pasur force te ecja perpara.e di Nuk ta kam thene ndonjehere por e urrrej te kaluaren time me gjithe forcen e shpirtit edhe pse kur flas per te mundohem ta bej te bukur...e urrej per ate qe me ka sjelle per vuajtjet qe me ka shkaktuar...e kam shume frike per te ardhmen se tmerrohem nga mendimi se nga ndonje arsye qe ne te dy nuk mund ta parashikojme apo qe mund te mos varet nga ne...te humbim njeri tjetrin e une atehere do te kthehesha serish ne ate terr nga i cili me nxore ti me dashurine tende...po kesaj rradhe do te zhytesha per te mos dale kurre me...une kam vendosur gjithe shpirtin tim ,gjthe ndjenjat e mia mendimet emocionet tek ty...sepse kam besim e te dua..te dua me shume se cdo gje ne bote...e si mos te te dua ty...kur me dhe jeten Si mos te enderroj kur ti me fale endrrat...si mos te te besoj kur ti me ktheve besimin O zot cdo dite te bekuar lutem qe te mos largohesh nga une...lutem qe te vish sa me shpejt...lutem qe te mos me braktisesh...lutem qe te mos merzitesh kurre nga une...lutem qe te mos bej dicka qe te te mund plagosi..me fal per gjithshka kam bere...per gjithshka te ka vrare apo te ka merzitur..e di me mire se vdes se sa te te merzis ty jeta ime...me fal per gabimet e mia...per fjalet e pakuptimta...per budalliqet...gjithshka kam bere e kam bere nga frika se mund te largoheshe nga mua...e ashtu do me sillje vdekjen...se une ne kete bote vetem ty te kam...e vetem ty do te kem...me fal per te gjitha e nese e ke te veshtire te pakten mundohu ta besh...e mundohu edhe te me durosh...edhe te me duash pak se kjo eshte gjiothshka kerkoj nga jeta...vetem dashurine dhe pranine tende...dhe mos harro qe gjithshka te ndodhi cfaredo te them apo te bej...sido qe te vijne punet une nuk do rresht kurre se te dashuri...e do te te dashuroj cdo dite e me shume...te lutem vetem per nje gje...ti qe ma dhe jeten te lutem mos u bej vrases...mos ma merr prape ate duke me braktisur...te dua.. |
|  | | Admin Admin


Numri i postimeve: 38 Points: 212 Join date: 06/03/2010 Age: 19 Location: albanian
 | Titulli: Re: Letra Dashurie... Tue Apr 06, 2010 3:33 pm | |
| Ty, që ma ndale buzëqeshjen! Rrezet e diellit kishin dëpërtuar në dhomën time,në zemrën time,dhe si mundoheshin të më zgjonin nga gjumi i rënd,shumë i rëndë që më kishin mbështjellë trupin tim të lodhur me një ëndërr të bukur.Ishte ëndrra ajo që më kishte lidhur dhe s'më linte të zgjohesha.Disi mundohesha të ta shihnja fytyrën,por kot.Vetëm zërin tënd të shtjerrë e dëgjoja nga larg.Të ndiqja hap pas hapi dhe mundohesha të të thosha diç që kurrë nuk e kisha menduar,por....Dhe,edhe në ënderr ishte largësia që na ndante e fjalët që i kisha thënë,por ti nuk i kuptove kurre.....zemera ime. Ndoshta edhe kurrë s'do t'i kuptosh?!Ndoshta e kupton dashurinë që kam për ty,por bëhesh kinse nuk kupton! Jam ai,i cili nuk mund ta pranoj më askë në zemrën time,në shpirtin timë të çilter.A thua do të pendohesh?Athua do ta largosh vetëm për një çast krenarin tënde egoiste?Pse hamendesh?Kishte momente kur sytë flisnin.Në sytë e tu shihja shumcka.Të kujtohet kur me orë të tëra bisedonim?Të kujtohet kur me thoshe se me dashuron shumë?Apo mos vallë vetëm fjalë boshe,apo mos vallë e kishe nga dhembshuria e keqardhja që isha e smuer? Dhe,dielli ishte ai,i cili më zgjoi nga ëndrra që nuk më linte të shkëputësha dot.Dhe, e lodhur, e molisur se nuk ishe pranë,ndërmjet asaj se diç dua,por sikur nuk di as vetë çka.....e tash,të kaluarën e ka mbeshtjellë pluhuri i harreses.E në mua kanë mbetur vetëm kujtimet.Kujtimet që nuk shlyhen dot! |
|  | | Admin Admin


Numri i postimeve: 38 Points: 212 Join date: 06/03/2010 Age: 19 Location: albanian
 | Titulli: Re: Letra Dashurie... Tue Apr 06, 2010 3:34 pm | |
| ...u ndave nga une por malli dhe dhembja per ty kurr nuk do te shuhen.
Veshtir qenka te maresh lapsin dhe te shkruash por ja qe nuk mund te rri. Te prita te vish me buzeqeshje por ti me erdhe me fjalen qe asnjehere nuk kisha dashur ta degjoja. Dhembja per ty dita dites po me shtohet se bashku me lotet e mi. me ka marr malli per cdo gje: per zerin tend, buzeqeshjen tende, budallaleqet e tua, syt e tu ...
Largimi yt i hershem shkaktoi plag te medha ne zemren time, nuk ka ilac qe do te mi sheroje keto plage edhe pse disa thone koha sheron cdo plag un nuk besoj. Sa me teper kalon koha aq me teper ndjej mungesen tande. Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthes te pakthyer, me lot ne sy deri sa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa lule, pa gezim do te kalojne, kurse ne zemren time vetem lot, vuajtje dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel.
Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kan fuqi te shprehin pikellimin per ty. Gjithmon do te mbetesh ne zemren time edhe pse ike pa thene lamtumir. Me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpres te pa shpres, si dje, si sot, si neser une i perlotur te pres te kthehesh, te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma ktheshy lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim se bashku. Mungesa yte ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di se si i kaloj. Malli dhembja per ty kurre nuk do te shuhen. Do te dua edhe me shum se sa te kam dashur, edhe me shum se sa e dua veten, por kur te bindesh atehere ndoshta do te jete shume vone. Une do te jem ne shpirt vetem i yti e ti vendos vet per lumturin qe mund ta kemi se bashku... |
|  | | Admin Admin


Numri i postimeve: 38 Points: 212 Join date: 06/03/2010 Age: 19 Location: albanian
 | Titulli: Re: Letra Dashurie... Tue Apr 06, 2010 3:36 pm | |
| Ju te dashuir miq te mi qe me shtyni te shkruaj dicka qe prej 9 vitesh me radhe e shkrova ne shpirtin tim,ne zemren e vuajtur ne deshirat dhe ndjenjat e pashprehura,jo per mungese fjalori apo kurajo..Por thjesht per te mos patur kurre mundesine apo lirine e fjales.... Ishte tetor nuk bente ftohte ne Tiranen time te dashur ate dite apo ndoshta qeshe une qe kembet i pata ne toke e mendjen ne qiell????Ndoshta.... Njiheshim prej nje viti grindeshim debatonim por kot sthone ato qe zihen duhen...Aty ekuptova dhe une..... Nuk te pashe kurre me ato sy pasi nuk me perkisje mua por ndihesha femer ne prezencen tende...Nje ndjenje qe kurre nuk do te jem e gateshme ta pershkruaj vetem di te them e mrekullueshme dicka e pakrahasueshme me asgje ne kete bote,pasi cdo gje ka vlerat e saj.... Duhet te shiheshim ate dite per arsye.........Nuk e dija me saktesi vendin ma shpegoje nepermjet telefonit,zeri yt ridhte i paduruar te ishte dhene mundesia zog do te ishe bere e ne krahet etu do me shije atje.... Asgje skishte ndodhur deri ne ato momente vetem me sinqeritetin me te madh dua te pohoj qe e parandjeja emocionohesha nuk arrija as veten ta pyesja cpo te ndodh?? Mberrita dera u hap u futa une me kembet e mija qe mund ti krahasoje me te maces pa zhurme por dridheshin..E ndieja e dija .....Por nuk doja ta pranoja pasi vete situata nuk e lejonte...Por jeta eshte i tille..... U ule ti prane disa letrave e me shpegoje...Papritur pa ze pa menduar dhe pakuptim u ngrita une dhe iu drejtova deres se balñlkonit kisha deshire te shihja diellin si si rrezatonte pikerisht bne kete dite.....Mbizoteroi qetesia brenda disa sekondave ndjej doren tende ne belin tim buzet e tua te ngrohta ne gushen time,u rrenqeth E TERA ME NJEREN DORE LARGOVA DOREN TENDE NGA BELI IM DHE ME TJETREN MBYLLA GOJEN TENDE N ETE NJEJTEN KOHE ME LOTET NE SY TE THASHE mOS TE LUTEM mOS...mOS MA BEJ KETE PASI E DIJA QE DO TE ME SILLTE VETEM VUAJTJE..... Fillove te dridheshe zemer si nje adoleshene edhe pse ishe 26 vjec djale,ndjeva zemren tende te rrihte si Kembanat e kishes,mu lute mu pergjerove doja te kontrollohesha por sme le kohe me perpive ne krahet e tu dhe te dy humbem ne ate bote e cila te gjitheve na dhuron kenaqesi e vujtje..... Te desha me gjithe forcen e shpirtit te dhurova gjithcka dhe ti mua u kujdese me bere te lumtur..Por kurre sme lejove te te thoja se sa te desha..... Dashuria jone te dashur lexues ishte pa fjale edhe pse e dinim qe kjo ishte zgjidhja tjeter me skish...... Sa here qe te shoh e te degjoj zerin e ndiej eren tende qe sme hiqet nga shqisat e nuhatjes mar fryme thelle perlotem zemra me gufon e them te desha o zemer te desha dhe jam e lumtur qe zoti me dha mundesine te doja dike qe me deshi.... Lamtumire zemer edhe pse tu luta qe te mbeteshim shoke me the.... Ne prezencen tende smundem thjesht te ndaj nje kafe dhe dy pare muhabet..... |
|  | | Admin Admin


Numri i postimeve: 38 Points: 212 Join date: 06/03/2010 Age: 19 Location: albanian
 | Titulli: Re: Letra Dashurie... Tue Apr 06, 2010 3:37 pm | |
| Sme za gjumi. Syte te e rraskapitur por prap nuk kane deshire te mbyllen kur perpara tyre je ti. Nuk lodhen kurre duke te veshtruar.Gjithnje me kujtohet dita kur te pash per her te pare. Shiu binte , era frynte dhe qielli i nxirre nga rete u hap dhe lejoi nje rreze dielli qe me verboi. Nuk e ndjeja ma as shiun, as eren. Floket e tu te zez, te njomur nga shiu kishin shkuar menjane nga era qe frynte. Ne ate çast gjithçka u ndal dhe un kisha nje deshire te vetme, te isha nje pike shiu. Nje pike e vogel shiu, te bie nga lart mbi floket e tu, te rreshket mbi ballin tend te shndritshem, te behem nje me syrin e zez, te perkedhel fytyren dhe te vdes mbi buzet e tua flak. Qe nga ai moment skam reshtur se menduari per ty, kur ste kisha pran dhe tani qe te kam prane. Sdo te doja kurre te lija. Do doja te shtrengoja fort nen krahet e mi, te burgosja aty ne perjetsi. Gjithnje kam dashur te te them por skam mundur. TE DUA zemer, tani dhe pergjithmone... |
|  | | Admin Admin


Numri i postimeve: 38 Points: 212 Join date: 06/03/2010 Age: 19 Location: albanian
 | Titulli: Re: Letra Dashurie... Tue Apr 06, 2010 3:37 pm | |
| Me pelqen te te shoh duke fjetur zemer. Me pelqen te ndiej frymemarrjen tende te qete dhe trupin tend qe ju jep forma çarçafeve te krevatit tone. Me pelqen te shtrije doren dhe te leviz kaçurrelat rebele te flokut qe perpiqen te mbulojne fytyren tende te embel. Te te perkedhel me kujdes faqet me mollzat e gishtave ngadale qe te mos te te prish gjumin Me pelqen te imagjionoj keta sy te thelle blu qe me dashuruan disa kohe me pare , dhe qe tani pushojne te kenaqur.Keta sy qe ndalojn kohen kur mbeshteten mbi syte e mi, nderkohe qe duart tona bashkohen dhe bejme qe gjithçka rrotull nesh te zhduket. Dua qe koha te ndaloje perseri per ne te dy dhe te harrojme çdo gje qe nuk eshte une dhe ti. Dua te kthehem e te te them "te dua" dhe qe fjalet e mia te ngelen te shperndara ne ajer, nderkohe qe jemi te kryqezuar. Dua qe te jesh ne krahun tim , qe syte e mi te mos braktisen nga te tute dhe te ndiej perkedheljen e bute te duarve te tua. Dua te te peshperis "te dua", duke ndaluar ne çdo rrokje, duke u kenaqur me çdo germe, duke intentuar qe çdo tingull te mbushi me dashuri çdo skute te shpirtit. Dua qe syte e tu te shkelqejne kur te degjojne fjalet e mia dhe qe lotet te te rreshkasin lehte neper faqe. Keta lote per te cilet te premtova qe do ishin gjithe jeten te mite, qe kurre nuk do ti lija te rridhnin vetem. Me pelqen te te shikoj kur fle zemer me pelqen shume. |
|  | | Admin Admin


Numri i postimeve: 38 Points: 212 Join date: 06/03/2010 Age: 19 Location: albanian
 | Titulli: Re: Letra Dashurie... Tue Apr 06, 2010 3:39 pm | |
| Ishte nje nate e lagesht vjeshte,gjethet e arta zverdheronin neper asfaltet e lagura nga shiu i mbremjes.Ja keshtu ishte ajo nate,as qe e pata menduar qe ne nje atmosfere te tille te lekundet zemra ime.E mendova thjesht,do te jete nje ditelindje si gjithe te tjerat,do kercej, e bej gallate ashtu si perhere.Sapo hyra syte me shkuan ne fytyren tende engjellore.Nuk mundem ti harroj per asnje cast syte e bukur,ata sy qe me skllaveruan me vite te tera.Sa bukur ndriste buzeqeshja ne fytyren tende,sa te mira i kishe gropezat ne faqe.Nuk te njihja e mezi prisja te na prezantonin.Bota mu shfaq me gjith bukurite e saj kur dora ime preku doren tende.Doren e durrsakes bukuroshe,asaj qe ndoshta ndjenjen time per te nuk do ta mbylli as erresira e varrit.Te ndjeva me tere forcen e shpirtit,e kuptova se cfare fshihnin vetullat e vrenjtura.Mjaftoi kaq pak kohe qe une te humbisja toruan,te mbyllesha nen masken e heshtjes.Mjaftoi kaq kohe,qe une te ndiqja me sy cdo veprimin tend.Ndoshta nuk ka bukuri me magjpese te natyres nga floket e tua qe te dredhen mbi supe.Kam zili eren kur ti perkedhel me flladin e saj.Nuk po zgjatem te flase ne detaje per pasojat qe me ndodhen mua,por te siguroj se isha dhe jam i yti me tere qenien time.Ke dicka te vecante ne shikimin tend magjpes,me duket sikur shpaloset kaltersia e detit me ate te qiellit,oh Zot para nje bukurie te tille nuk qendroj dot.Te kujtohet shpirti i vogel kercimi i pare? Si mund te harroj trupin tend te brishte,duart e vogla qe me rrethonin qafen,dhe aromen e flokeve tua qe i adhuroj me shume se cdo gje ne bote.Isha i emocionuar si asnjehere me pare,po kerceja si mos me keq,por qetesohesha kur shikoja buzeqeshjen tende hyjnore qe me inkurajonte,me jepte shprese e me bente te te shterngoja embelsisht belin tend te holle prej zane.Te kujtohet yll i vogel kur dolem nga lokali e ashtu pakuptuar u fshehem prej te tjereve.U mallengjeve me bukurine e gjirokastres nga siper,dhe po flisje ashtu tere hare si femijet e vegjel.Nuk kujtoj me asgje.......... vetem se ndjeva embelsine e buzeve te tua,dridhesha i teri,e nuk ngopesha se shternguari trupin tend te dregjur si lastar.Ajo nate per mua eshte gjithcka,sepse jeta ime mori kuptim kur nder krahe te pushtova ty shpirti vogel.Tashme te kam larg,te kujtoj me mall.Por nuk do te vonoje qe do te kem perseri ne krahe si dikur.Te te perkedhel floket e te te ndjej zemren e vogel kur rreh prane meje. |
|  | | Admin Admin


Numri i postimeve: 38 Points: 212 Join date: 06/03/2010 Age: 19 Location: albanian
 | Titulli: Re: Letra Dashurie... Tue Apr 06, 2010 3:40 pm | |
| Dallget perplaseshin ne breg dhe ktheheshin
Dallget perplaseshin ne breg dhe ktheheshin perseri ne detin e pa fund,uji ndriconte nga dielli dhe dukeshte si nje mbulese e kristalte.Zbathur eci neper reren e nxehte nga dielli i forte i korikut por kembet e mia ate te nxeht nuk e ndjejn aspak sepse shpirti dhe zemra ime digjen me shume nga malli per ty,lehtas neper faqete mia kalojn dypika loti te nxeht, akoma me te nxeht se rezete diellit, me pellemben e dores ifshiva ngadal mora fryme thell dhe pershperita emrin tend... Ku je ? a thua valleedhe ty mendon per mua ? a e ndjen kete mall edhe ty? Papritmas degjoj nje ze, eshte zeri i ndergjegjes sime i cili me thot ,,Mjaft me... mjaft mendove per ate mjaft dashurove dike qe se meriton mjaft me,, -Isha e lodhur nga ecja e gjate u ula ne rere afer dallgeve qe te pushoj, shikoj dielli ngadal perendon, mbyll syte dhe lus zotin qe te mos i hap me kur, qe te largohem nga kjo bot e eger nga kjo jet e pameshirshme nga kjo dashuri mekatare |
|  | | |
Similar topics |  |
|
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |